AKTUALITET /

"Nuk është arritur ndryshimi i mendësisë", Gonzato-magjistratëve të rinj: Mos jini arrogantë!

Shkruar nga Versus

"Nuk është arritur ndryshimi i mendësisë",

Në konferencën ‘Ndërveprimi i Medias me Drejtësinë’, mori pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato i cili pati disa sugjerime për studentët që përfunduan shkollën e Magjistraturës. Ai tha se duhet që prokurorët dhe gjyqtarët e rinj të jenë të udhëhequr nga guximi dhe përulësia, jo arroganca.

“Ju filloni një fazë të re ku do të ofroni shërbimin tuaj. Ju do të keni edhe pozicione të nivelit të lartë por mbi të gjithë një shërbim publik, sepse vendimet tuaja do të përkufizojnë edhe drejtësinë. Përgjegjësia që ju keni është tejet e madhe dhe kjo kërkon shumë e më shumë se vigjilencë, kërkon integritet, guxim, kurajë, por edhe faktin të jeni të përulur , jo arrogantë. Ndërkohë që Shqipëria ecën përpara në objektin e saj për në BE, roli i magjistratëve bëhet edhe më i rëndësishëm. Ju do jeni ata që do merrni masa që ligji të respektohet e zbatohet”- tha Gonzato.

Ndërsa theksoi se ende nuk e sheh ndryshimin e mendësisë në institucionet shqiptare, Gonzato tha se brezi i ri i magjistratëve ka në dorë që të arrijë pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për drejtësi më të shpejtë dhe cilësore.

“Institucionet kërkojnë edhe ndryshim kulture e mendësie të atyre njerëzve që punojnë në këto institucione. Nuk jam i bindur ende se është arritur ky ndryshim mendësie. Tashmë është në dorën tuaj, jeni ju brezi i ri që të arrini ato pritshmëri duke siguruar që drejtësia të ofrohet në kohë dhe me cilësi të lartë”- shtoi ambasadori i BE. Versus.al

Poll