Misioni i OSBE-ODHIR ka vlerësuar si transparente zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, pavarësisht klimës së thellë të polarizimit politik.
Në konferencën për shtyp, përfaqësuesja e misionit theksoi se qytetarët treguan përkushtim ndaj demokracisë, përfshirë edhe votuesit nga diaspora të cilët votuan për herë të parë.
Koordinatorja Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, theksoi se 'Dita e zgjedhje ishte kryesisht e qetë dhe e organizuar mirë' megjithëse pati dhe mosrespektim të procedurave.
'Dita e zgjedhje ishte kryesisht e qetë dhe e organizuar mirë. Megjithatë pati vazhdimisht mosrespektim të procedurave dhe u shënua nga disa incidente intimideve dhe ndikim të zgjedhësve. Këto janë pikat kryesore.
Kuadri ligjor ofron një bazë të mirë për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Mangësitë dhe paqartësitë krijuan në frymë dhe germë.
Kjo do të thotë se përputhshmëria me ligjin nuk mundi të ndalojë zbatimin tij në frymë. Një shembull ishte shpallja shumë pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së shumë gjobave, gjë që ishte vendosur në 2024, që u shpallën shumë pranë zgjedhjeve.
Është mirë të kemi një kuadër zgjedhor që mundësojnë organizimin e mirë të zgjedhësve. Zgjedhësve iu dha shansi të dëgjonin një shkëmbim të sinqertë të ideve politike. Fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale sidomos nga drejtuesit e dy partive kryesore. Kjo çoi në mosbesim politik.' u shpreh Koordinatorja Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri.







