
Kandidatja për Presidente nga radhët e Vjosa Osmani ka deklaruar në një intervistë për CNN se formimi i institucioneve në Kosovë kërkon kompromis të gjerë mes forcave politike, duke theksuar se ky bashkëpunim është thelbësor për stabilitetin institucional.
Osmani tha se zëri i qytetarëve është i qartë dhe se ata presin që institucionet të krijohen përmes marrëveshjeve politike, jo nga një forcë e vetme.
Sipas saj, partia e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është e gatshme të ulet dhe të bisedojë me partitë kryesore politike për arritjen e një kompromisi që do të mundësonte formimin e institucioneve.
“Në këtë moment, kompromisi është i domosdoshëm jo vetëm për zgjedhjen e Presidentit, por edhe për qeverinë e re dhe udhëheqjen e Parlamentit”, u shpreh Osmani, duke theksuar se bashkëpunimi politik është në interes të qytetarëve.
Ajo shtoi se kompromisi nuk duhet parë si diçka negative, por si një vlerë e rëndësishme demokratike që mundëson funksionimin e institucioneve shtetërore në Kosovë.
Megjithatë, Osmani përjashtoi nga dialogu politik Lista Serbe, duke deklaruar se nuk është e gatshme të bashkëpunojë me këtë subjekt për shkak të, siç tha ajo, përfshirjes në “akte agresioni dhe shkelje të rendit kushtetues”.Versus.al

