AKTUALITET /

Padia ndaj Agron Shehajt për shpifje për resortin në Rrjoll, biznesmeni Bashkim Ulaj shkon në GJKKO

Pavarësisht protestës disa mujore të banorëve, punimet në Rrjoll vijojnë.

Shkruar nga Versus

Padia ndaj Agron Shehajt për shpifje për resortin në Rrjoll,

Biznesmeni Bashkim Ulaj u paraqit mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme ku mbahet gjyqi mbi padinë e tij për shpifje ndaj kreut të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dhe deputetit tjetër Erald Kapri.

Sipas biznesmenit, dy deputetët kanë shpifur për resortin që po ndërton në Rrjoll firma e tij “Gener 2”. Ndërkohë Shehaj dhe Kapri janë shfaqur vazhdimisht në Rrjoll në mbështetje të banorëve të cilët prej muajsh protestojnë duke u përplasur me policinë dhe rojet private të “Breçani Security”.

Ata pretendojnë se tokat e tyre janë përvetësuar nga biznesmeni Bashkim Ulaj i cili ka në plan të ndërtojë në Rrjoll një resort luksoz. Pavarësisht protestave të tyre të vazhdueshme, punimet vijojnë edhe pse gjykata nuk ka dalë me një vendim përfundimtar mbi këto prona. Versus.al

Poll