AKTUALITET /

Pamje dramatike nga rrethinat e Tiranës, zjarri po përhapet me shpejtësi pranë vilave në Lundër. Problematike situata në zonën e Gurrës

Situata është veçanërisht shqetësuese në zonën e Gurrës, mes Daiasit dhe Priskës së Madhe, ku një kodër është përfshirë nga flakë të mëdha

Shkruar nga Versus

Pamje dramatike nga rrethinat e Tiranës, zjarri po përhapet me

Pamje dramatike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në disa zona në rrethinat e Tiranës, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Priskën e Madhe, fshatin Daias dhe është përhapur në drejtim të Lundrës dhe Farkës së Madhe.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi, duke iu afruar banesave dhe vilave në zonën e Lundrës. Tymi i dendur ka mbuluar zonën, ndërsa banorët janë përfshirë nga paniku për shkak të afrimit të zjarrit.

Situata është veçanërisht shqetësuese në zonën e Gurrës, mes Daiasit dhe Priskës së Madhe, ku një kodër është përfshirë nga flakë të mëdha. Zjarri po përparon në një sipërfaqe të konsiderueshme dhe rrezikon banesat dhe bizneset në pjesën e poshtme të kodrës.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thyer dhe relievi i vështirë, që pengon afrimin e mjeteve në disa prej vatrave aktive.

Ndërkohë, ndryshimi i drejtimit të flakëve për shkak të erës ka rritur rrezikun edhe për zjarrfikësit që po operojnë në terren.

Forcat e emergjencës vijojnë përpjekjet për të izoluar vatrën dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

Poll