AKTUALITET /

Pamje nga sulmi/ 'Nuk doja ta vrisja, po të mos më spërkaste me spraj': Shqiptari rreh për vdek*e 58 vjeçarin grek

29-vjeçari është arrestuar tre herë në të kaluarën, por siç theksuan burime kompetente të prokurorisë, këto arrestime kishin të bënin me vepra penale që janë në nivelin e kundërvajtjes, për të cilat nuk parashikohet ndalimi i përkohshëm i të akuzuarit.

Shkruar nga Versus

Pamje nga sulmi/ 'Nuk doja ta vrisja, po të mos më spërkaste

Një 58-vjeçar grek ka humbur jetën nga dhuna fizike e ushtruar nga një 29-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Neo Kosmo të Athinës, kur 58-vjeçari teksa drejtonte mjetin, është aksidentuar dhe ka humbur jetën.

Fillimisht u mendua se shkak i vdekjes ishte aksidenti automobilistik, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi shenja dhune tek 58-vjeçari grek.

Policia përmes kamerave të sigurisë zbuloi se ai fillimisht kishte debatuar verbalisht me drejtuesin e një motori, i cili më pas e ka ndjekur dhe ka arritur ta kapë duke e dhunuar fizikisht.

Ndërsa media greke Prothema (pamjet) ka publikuar pamje nga sulmi të marra nga një kamera sigurie në zonë, tregojnë 29-vjeçarin shqiptar, tashmë të arrestuar, duke rrëfyer se e ka goditur viktimën, pas një grindjeje për të drejtën e kalimit në rrugë, duke e ndjekur 58-vjeçarin dhe goditur atë për vdekje.

29-vjeçari është arrestuar tre herë në të kaluarën, por siç theksuan burime kompetente të prokurorisë, këto arrestime kishin të bënin me vepra penale që janë në nivelin e kundërvajtjes, për të cilat nuk parashikohet ndalimi i përkohshëm i të akuzuarit.

Gjithashtu në qeli janë edhe babai i shqiptarit që fshehu motoçikletën e të birit pas krimit dhe 2 shokët e tij që ndodheshin në vendngjarje gjatë konfliktit dhe sulmit fatal.

 

Poll