AKTUALITET /

Parakalimi i gabuar nga turistët egjiptianë në Vlorë shkakton aksident tragjik! Vd*s shoferi shqiptar

Shkruar nga Versus

Parakalimi i gabuar nga turistët egjiptianë në Vlorë

Vlorë- Një aksident me pasoja fatale u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 pranë fshatit Radhimë. Tre automjete u përfshinë në përplasjen tragjike duke shkaktuar vdekjen e shoferit të mjetit tip “BMË”, Flamur Kabello i cili po udhëtonte drejt Vlorës.

Ndërsa nga ky aksident mbetën të plagosur lehtë pesë pasagjerë me shtetësi egjiptiane që ndodheshin në automjetin “Benz”. Ata u transportuan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, pak minuta pas përplasjes, automjetet u përfshinë nga flakët, ndërsa drejtuesi i mjetit “Seat” nuk pësoi lëndime.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një parakalim i gabuar i automjetit “Benz” dhe shpejtësia e lartë. Versus.al

Poll