Sot Gjykata e Posaçme dha dënimet për të pandehurit e njërit prej fraksioneve të të dënuarit me burg të përjetshëm, Laert Haxhiu. I penduari i drejtësisë Artan Tafani u dënua me 2 vite e 4 muaj burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe nga statusi i bashkëpunëtorit.
Ndërsa Kristi Bixheku i cili u shpall fajtor për shpërthim me tritol, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje, u dënua me 2 vite e 4 muaj burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar pavarësisht se SPAK kishte kërkuar dënim me 8 vite burg.
Ndërkohë, për fraksionin tjetër të dosjes së Laert Haxhiut vijon gjykimi në themel ku janë thirrur edhe dëshmitarë, mes të cilëve edhe reperi Noizy. Versus.al

