Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së tij, por vetë Murrizi pati një përgjigjie ironike kur u pyet përse ishte sot në SPAK.
“Isha për fushatë, nuk e besoni ju kur ju them kështu. Do ta merrni vesh më vonë, e dini ju çfarë denoncimesh ka bërë Murrizi. Hyra me duar në xhepa se unë për fat të mirë mbaj mend shumë nuk kam nevojë për letra”- shpreh ish-deputeti mes të tjerash duke lënë të kuptohet se është marrë në pyetje lidhur me një kallëzim që vetë ai e ka dorëzuar.
Kujtojmë se Murrizi kandidon si deputet në listat e hapura të PD-së për qarkun e Tiranës. Versus.al







