Për herë të parë në Romë, autoritetet italiane kanë vendosur regjimin famëkeq 41-bis, i njohur si “burgu i ashpër”, i aplikuar zakonisht ndaj të dënuarve për mafie dhe terrorizëm, ndaj një shtetasi shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës.
Bëhet fjalë për Elvis Demçen, të cilin hetuesit italianë e cilësojnë si person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.
Vendimi për aplikimin e këtij regjimi ekstrem u mor pak ditë para Krishtlindjeve, pas hetimeve të thelluara të kryera nga Drejtoria Distriktuale Antimafia (DDA) pranë Prokurorisë së Romës, në bashkëpunim me karabinierët e Njësisë Hetimore./Versus.al

