
Shkodër- Një zjarr ka përfshirë lagjen “Skënderbeg” rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se 3 konteinerë të përshtatur për banim në lagjen e komunitetit rom, kanë marrë flakë duke shkaktuar shtëllunga tymi në ajër. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa flakët dyshohet të jenë shkaktuar nga një pakujdesi e momentit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Versus.al







