AKTUALITET /

Përplasen katër automjete në Lezhë! Një grua shtatzënë përfundon në spital

Shkruar nga Versus

Përplasen katër automjete në Lezhë! Një grua

Një aksident ndodhi mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë-Milot.

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen.

Përplasen katër automjete në Lezhë! Një grua

Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve është dërguar për kontrolle në Spitalin e Lezhës dhe fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira.

Përplasen katër automjete në Lezhë! Një grua

 

Poll