Duke nisur nga sot, marrëveshja me Kosovën për lëvizjen e lirshme të qytetarëve mes dy anëve të kufirit është pezulluar. Kështu, nga 1 tetori deri në fillim të nëntorit, do të duhet që pikat kufitare të kryerjnë përpunimin e të dhënave dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar.
Megjithatë gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të lëvizin pa kontrolle kufitare. Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes dy shteteve u nënshkrua për të lehtësuar qarkullimin dhe për të shmangur trafikun e rënduar. Një gjë të tillë deri më tani e ka arritur dukshëm sidomos gjatë sezonit veror.
Periudhat e kalimit pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara zgjasin nga data 1 Maj deri më 30 Shtator. Pra, në total 9 muaj gjatë vitit qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga një regjim i lehtësuar lëvizjeje në kufi ndërkohë qe 3 muaj me kontrolle. Versus.al







