AKTUALITET /

Policët e morën zvarrë dhe i thyen këmbën, i riu dërgohet pa ndjenja në spitalin e Traumës. Ja si është gjendja e tij

Studenti është Ledion Balla nga Librazhdi dhe në pamjet e publikuara, këmba e protestuesit duket e dëmtuar rëndë.

Shkruar nga Versus

Policët e morën zvarrë dhe i thyen këmbën, i riu

Pamje të rënda janë publikuar nga protesta e zhvilluar këtë të martë në Tiranë, ku një i ri shihet pasi ka humbur ndjenjat, ndërsa efektivët e Policisë së Shtetit e tërheqin nga rrobat për ta larguar nga zona e protestës.

Studenti është Ledion Balla nga Librazhdi dhe në pamjet e publikuara, këmba e protestuesit duket e dëmtuar rëndë.

Sipas raportimeve, të riut i është thyer këmba gjatë përplasjeve, ndërsa ai është transportuar me barelë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të njëjtave raportime, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë transportimit drejt spitalit, i riu ka folur shkurtimisht për mediat, duke deklaruar se nuk ishte pjesë e protestës dhe se ndodhej në zonë për punët e tij.

“Policët. Isha në hallin tim, nuk isha në protestë. Nuk isha në protestë”, është shprehur ai./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

 

Poll