Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Maliq – Lozhan.
Raportohet se një automjet ka përplasur një këmbësor.
Ndërkohë policia njoftoi se shoferi i makinës është një efektiv i uniformave blu, i cili është shoqëruar në komisariat.
“Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njoftoi policia.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti.
