
Vlorë- Një aksion i gjerë policor është zhvilluar gjatë natës në zonën e fshatrave të Lumit të Vlorës ku janë kryer kontrolle dhe ndërhyrje në disa pika të ndryshme. Sipas burimeve, nga aksioni janë shoqëruar dhe arrestuar disa persona mes të cilëve edhe një i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia ka sekuestruar 4 armë zjarri dhe një automjet të blinduar. Ende nuk dihen identitetet e personave të ndaluar. Operacioni ku morën pjesë forca të shumta policie u drejtua nga vetë kreu i policisë vendore, Ervin Ndreu. Versus.al

