AKTUALITET /

Pronari i ''Megatek'' në kërkim nga drejtësia shqiptare! U padit nga ortaku, por nuk kontaktohet dot

Shkruar nga Versus
Pronari i ''Megatek'' në kërkim nga drejtësia
Dionis Teqja dhe ''Megatek''

Dionis Teqja, pronari i qendrës tregtare ‘’Megatek’’ mësohet se prej më shumë se 3 javësh është shpallur në kërkim nga gjykata e Tiranës. Shkak për këtë është bërë mosgjetja e tij për të firmosur një fletëthirrje ndaj tij në një proces civil të nisur mes aksionerëve në një prej kompanive ku vetë Teqja është aksioner.

Gjykata argumenton se mosparaqitja e tij në seancë dhe pamundësia e njoftimit me postë e kanë detyruar institucionin që të bëjë shpallje publike. Seanca e radhës ku kërkohet prania e Teqjas është caktuar të mbahet më datë 13 shkurt, ora 13:00.

Sipas Weblajm, pronari i qendrës tregtare është paditur nga njëri prej ortakëve të tij në kompaninë postare TNT.

Në të dhënat zyrtare çështja civile mban numrin 1234 dhe daton më 10 dhjetor 2025. Paditës është Thanas Hyseni, ndërsa të paditur rezultojnë Ferdinand Haxhiaj, Dionis Teqja, shoqëria “RADMAIL” sh.p.k. dhe “T.N.T Express Albania” sh.p.k. Palë e tretë në proces është përfshirë edhe Qendra Kombëtare e Biznesit. Objekti i padisë lidhet me pavlefshmërinë e një vendimi të asamblesë dhe kërkesën për sigurim padie.

Aksioneri paditës, i cili zotëron një pjesë minoritare të kompanisë postare, pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me statutin e shoqërisë dhe ka kërkuar ndërhyrjen e gjykatës për pezullimin e efekteve të vendimeve të marra, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes. Versus.al

Poll