
Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi katër protestuesit e arrestuar gjatë protestës së Partisë Demokratike më 28 shkurt ku u hodhën molotovë të shumë drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.
Për protestuesit Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rrapo është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ dy herë në muaj.
Gjatë protestës të së shtunës, nuk pati fjalime nga ana e drejtuesve të PD, por vetë marshim në rrugët e kryeqytetit. Versus.al

