AKTUALITET /

"Riparim urgjent", sot bllokohet rruga Tiranë-Durrës, punimet do zgjasin 2 ditë për secilin krah

Shkruar nga Versus

"Riparim urgjent", sot bllokohet rruga Tiranë-Durrës,

Nga dita e sotme është bllokuar qarkullimi në disa segmente të rrugës Tiranë-Durrës. Që nga Vora e deri tek Ura e Dajlanit në drejtim të Durrësit, do të ketë një bllokim të rrugës për shkak të riparimeve që po bëhen në superstradën shumë të amortizuar.

ARRSH njoftoi se fillimisht do të bllokohet rruga në drejtim të Durrësit dhe punimet do të zgjasin për 2 ditë, ndërsa më pas për dy ditë të tjera do të bllokohet rruga në drejtim të Vorës. Shoferëve u bëhet thirrje që të zgjedhin alternativa si rruga dytësore Vorë-Maminas ose 4 Rrugët e Shijakut-Durrës.

Ndërhyrja për riparim urgjent është bërë për shkak të gjendjes tepër të keqe të rrugës kryesore të vendit, ku shumë aksidente shkaktohen si pasojë e manovrave të shoferëve për t’u shpëtuar gropave të mëdha në korsitë ku qarkullojnë. Versus.al

Poll