Pesë persona duke përfshirë dhe një shqiptar me pseudonimin 'Mbreti' janë nën hetim në Francë për trafik heroine dhe kokaine nga Belgjika dhe Holanda.
Rrjeti operonte në dy rajone franceze Savoie dhe Haute-Savoie.
‘Ky rrjet I trafikut të drogës i përbërë nga shtetas shqiptar’ shpjegoi prokurorja Line Bonnet në një deklaratë për shtyp.
Gjatw operacionit u sekuestruar 3 kilogramë heroinë, 1 kg kokainë me një vlerë totale prej 500 mijë eurosh.
Autoritetet konfiskuan gjithashtu rreth 400,000 euro para cash, automjete luksoze dhe llogari bankare, një humbje prej mbi 1 milion euro për trafikantët.
Furnizuesi, një shtetas shqiptar me bazë në Lion, e merrte drogën nga Belgjika dhe Holanda dhe ua shpërndante shitësve në Savoie dhe Haute-Savoie, veçanërisht në Annecy.
Hetimi gjyqësor filloi në janar 2023, kur hetimi iu besua njësisë së zbatimit të drogës të Policisë Kriminale Ndërinstitucionale Haute-Savoie.
Pesë të dyshuarit janë caktua në paraburgim të përkohshëm.







