AKTUALITET /

Shkelje ndërtimore/ Gjykata detyron Raiffeisen Bank të paguajë gjobën 6 mijë euro

Gjykata Administrative e Tiranës detyron Raiffeisen Bank të paguajë gjobën prej 593.320 lekësh (rreth 6 mijë euro) ndaj Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë, pas mosshlyerjes vullnetare të vendimit nr. 7310 për shkelje ndërtimore më 29 tetor 2025.

Shkruar nga Versus

Shkelje ndërtimore/ Gjykata detyron Raiffeisen Bank të paguajë

Shumëkujt mund t’i ketë ndodhur që, në një moment të caktuar të jetës, të mos ketë pasur mundësi të shlyejë detyrimet bankare, për kredi, overdraft, etj. Në këto situatat, bankat, pasi dështojnë të marrin paratë e tyre sipas kontratës, i drejtohen gjykata për lëshimin e “urdhërave të ekzekutimit”, ato vendime që ngarkojnë më pas përmbaruesit për të bllokuar llogaritë bankare apo pasuri të ndryshme të debitorëve, deri në shlyerjen e detyrimit financiar.

Por, një situatë e ngjashme i ka ndodhur një banke të rëndësishme në Shqipëri, e cila është detyruar nga gjykata që të paguajë një detyrim që nuk e ka shlyer vullnetarisht.

Bëhet fjalë për “Raiffeisen Bank”. Natyrisht, nuk mund të besohet se banka nuk ka pasur mundësi financiare për të shlyer një gjobë në shumën rreth 6 mijë euro. Por, për arsye ende të paqarta, “Raiffeisen Bank” nuk e ka paguar vullnetarisht një masë administrative që është vendosur ndaj saj nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës.

Ndaj, “Raiffeisen” tashmë është detyruar të paguajë penalitetin, bazuar në një urdhër ekzekutimi të lëshuar së fundmi nga Gjykata Administrative e shkallës së parë, Tiranë, sipas një vendimi të siguruar nga “Boldnews.al”.

Gjoba për “Raiffeisen”

Në fund të Tetorit 2025, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka vendosur një masë administrative “gjobë” ndaj “Raiffeisen Bank” në shumën 593.320 lekë të reja (rreth 6 mijë euro).

Fillimisht, Banka ka argumentuar se nuk ka marrë njoftim për këtë gjobë. Ndaj, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka vepruar me format e tjera të parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrave, nëpërmjet shpalljes publike.

“Raiffeisen Bank” ka marrë njoftim pas shpalljes dhe e ka ankimuar vendimin e gjobës pranë Gjykatës Administrative të Tiranës.

Ligji “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme”, i ndryshuar, në nenin 14 të tij, parashikon se “Ankimi gjyqësor kundër vendimit të IKMT dhe atij të njësisë vendore nuk pezullon ekzekutimin e tij”.'

Shkelje ndërtimore/ Gjykata detyron Raiffeisen Bank të paguajë
Pjesë nga vendimi gjyqësor

Pra, gjoba duhet paguar, pavarësisht nëse bën ankim. Në rast se paditësi fiton në përfundim të procesit ligjor, atëherë shuma e paguar rikthehet.

Këtë parashikim ligjor, “Raiffeisen Bank” duhet ta njohë më së miri, pasi ajo pranon shumë derdhje financiare nga qytetarët për shlyerjen e gjobave të vendosura nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ose Inspektoratet vendore.

Megjithatë, siç rezulton nga vendimi gjyqësor i lexuar nga ‘Boldneës.al”, banka “Raiffeisen” nuk e ka paguar gjobën prej rreth 6 mijë euro.'

Gjykata detyron “Raiffesen” për gjobën

Në 5 shkurt 2026, Gjykata Administrative e shkallës së parë në Tiranë ka miratuar kërkesën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të gjobës ndaj Raiffeisen Bank.

Shkelje ndërtimore/ Gjykata detyron Raiffeisen Bank të paguajë
Vendimi i gjykatës administrative Tiranë për “Raiffeisen Bank

Në vendimin e siguruar thuhet:

“Pranimin e kërkesës së palës kërkuese, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë.
Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për vjeljen e gjobës ndaj Raiffeisen Bank, bazuar në vendimin e dënimit me gjobë nr.7310, datë 29.10.2025 mbajtur nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë, në masën 593,320 lekë,me këto të dhëna:

a) Kreditori: Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, BashkiaTiranë.

b) Debitori: subjekti Raiffeisen Bank.

c) Shuma e detyrimit: masën 593,320 (pesëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e treqind e njëzet mijë)lekë.

Në vijim, gjykata urdhëron shërbimin përmbarimor që të kryejë vjeljen e gjobës, gjithashtu kujton palët se ndaj këtij vendimi nuk mund të bëhet ankim./Boldnews

 

Poll