AKTUALITET /

Shkon në 27 numri i të arrestuarve, kapet anëtari tjetër i grupit që shpërndante drogë në ish-bllok

Ndërkohë vijojnë ende kërkimet për kapjen e 6 personave të tjerë të dyshuar si pjesë e këtij grupi.

Shkruar nga Versus
Shkon në 27 numri i të arrestuarve, kapet anëtari tjetër i
Foto nga operacioni i policisë dhe dy vëllezërit Artur e Durim Gurzi të dyshuar si krerë të grupit

Tiranë- Ka shkuar në 27 numri i personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal që merrej me shpërndarjen e drogërave të forta në zonën e ish-bllokut.

Policia ka arrestuar në Kashar 33 vjeçarin me iniciale A.B i cili ishte shpallur në kërkim. Për të ishte caktuar masa e sigurisë arrest me burg nën dyshimin se merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.  

"Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Blloku 33”, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapën në Kashar, dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 33 vjeç.

Për të është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme"- njofton policia. Versus.al

Poll