
Vëllezërit Bushgjokaj, të pandehur për vrasjen e Renis Dobrës vitin e kaluar, kanë dhunuar me grushte të pandehurin tjetër Petrit Çakrri.
Sipas informacioneve të bëra me dije nga përleshja, gjithçka ndodhi në momentin kur Çakrri nisi të dëshmonte për krimin për të cilin dyshohet. Në atë moment, Fatjon Bushgjokaj ndërhyri duke e akuzuar këtë të fundit për shifje dhe deklarime të rreme kundrejt tyre.
Gjatë përleshjes, Çakrri u përplas për muri ndërsa mësohet se mbetën të lënduar edhe 3 efektivë të cilët ndërhynë për të ndalur sherrin mes të pandehurve. Versus.al


