AKTUALITET /

Sigurimi i pronës nga tërmetet bëhet i detyrueshëm për të gjithë, pronarët që refuzojnë nuk do marrin shërbime!

Shtresat më të varfra të shoqërisë do të përfitojnë mbulim nga buxheti i shtetit, ndërsa njësitë vendore do të mbulojnë sigurimin për kategoritë që u tako

Shkruar nga Versus

 

Sigurimi i pronës nga tërmetet bëhet i detyrueshëm për

Sigurimi i detyrueshëm i pronës do të shtrihet mbi të gjitha banesat në territorin shqiptar, përfshirë ato që janë në proces legalizimi apo që përdoren si banesa sociale. Qeveria ka rikthyer për shqyrtim projektligjin që synon të garantojë kompensimin për dëmet e mundshme nga tërmetet me magnitudë mbi 5 ballë.

Drafti i paraqitur parashikon ngritjen e një Fondi të Tërmeteve, i cili do të funksionojë si një shoqëri aksionare me kapital shtetëror. Ky fond do të grumbullojë primet e sigurimit dhe do të mbulojë financiarisht dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Shtresat më të varfra të shoqërisë do të përfitojnë mbulim nga buxheti i shtetit, ndërsa njësitë vendore do të mbulojnë sigurimin për kategoritë që u takojnë.

Për pronarët që nuk përmbushin detyrimin për pagesën e sigurimit, do të kufizohet qasja në shërbime publike të rëndësishme si ato të ofruara nga Kadastra, portali e-Albania apo Qendra Kombëtare e Biznesit.

Përsa i përket detajeve teknike, shuma maksimale e kompensimit dhe primi i sigurimit do të caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Nga ky mekanizëm përjashtohen shoqëritë private të sigurimit, ndërkohë që mbikëqyrja e procesit do të bëhet nga Ministria përkatëse.

Ky vendim, sipas qeverisë, vjen si masë parandaluese përballë rrezikut të lartë sizmik, pasi Shqipëria konsiderohet një nga vendet më të ekspozuara ndaj tërmeteve në kontinentin evropian. Që nga viti 1900, në territorin shqiptar janë regjistruar 12 tërmete me magnitudë mbi 6 ballë. /Versus.al

Poll