
Armand Haderllari i njohur si konkurent në Big Brother Albania 3 në vitin 2010 është arrestuar gjatë operacionit ‘Tempulli 4’.
Haderllari punonte si menaxher në lokale nate të njohura në zonën e ish-bllokut ku për përveç këtij roli ai ishte dhe shpërndarës kokaine.
Klintët e tij kryesisht ishin VIP, dhe Haderllari u siguronte doza kokaine, çmim që shkonte deri në 12 mijë për 1 gram.
Policia e Tiranës ka arrestuar 25 persona në kuadër të këtij operacione, ku u godit një grup kriminal, të cilëve iu iu sekuestrua kokainë, marijuanë, ekstazi dhe LCD.
Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi./Versus.al







