AKTUALITET /

Trafik heroine drejt Danimarkës, GJKKO lë në burg njërin prej vëllezërve nga Fieri, detyrim paraqitje për tjetrin

Në Danimarkë është arrestuar edhe kunati i 2 vëllezërve.

Shkruar nga Versus
Trafik heroine drejt Danimarkës, GJKKO lë në burg njërin
Marsel dhe Ermal Liçaj

Gjykata e Posaçme caktoi arrest me burg për Marsel Liçajn, anëtarin e grupit kriminal që dyshohet se trafikoi heroinë drejt Danimarkës në 7 episode të ndryshme. 

Ndërsa për vëllain e tij, Ermal Liçaj u la në fuqi masa e detyrimit të paraqitjes. Të dy vëllezërit nga Fieri dyshohen për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, Marsel Licaj dhe Ermal Licaj janë kthyer në Shqipëri pas arrestimit në Danimarkë të 2 shqiptarëve të tjerë dhe një shtetasi të huaj. Njërin prej shqiptarëve të arrestuar në Danimarkë ishte kunati i tyre. Versus.al

Poll