
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Castelluccio dei Sauri në Itali, ku një djalë 10-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën gjatë lojës në shesh.
Alessio po luante pranë një shatërvani kur, sipas raportimeve, ka rrëshqitur dhe ka goditur kokën, duke u rrëzuar menjëherë përpara dëshmitarëve.
Një mjek i rastësishëm që ndodhej aty filloi menjëherë manovrat e rianimacionit, të cilat vazhduan nga personeli i emergjencës 118, por për Alession nuk ka pasur më shpresë.
Operatori lokal dhe ekipi mjekësor kanë punuar për mbi 45 minuta, por përpjekjet ishin të kota.
Kryetari i bashkisë, Azzone, shprehu dhimbjen e thellë të komunitetit:
“Castelluccio është ndalur. Humbja tragjike e vogëlushit Alessio na lë të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar. Një jetë kaq e re e ndërprerë lë një plagë që prek çdo familje, çdo prind dhe çdo gjysh.”
Ai shtoi se komuniteti do të qëndrojë pranë familjes së Alessios me mbështetje dhe ngushëllime në këtë moment të vështirë.
Sipas hetimeve fillestare, Alessio ka rënë duke goditur fuqishëm qafën dhe kraharorin në murin e burimit. Për shkak të goditjes, djali ka humbur frymëmarrjen dhe ka pësuar arrest kardiak. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa trupi i vogëlushit është dërguar në morgun e Foggia-s dhe në orët e ardhshme prokurori mund të vendosë kryerjen e autopsisë./Versus.al

