AKTUALITET /

"U qelb në morgun e Sarandës..." Trupi i rojes së portit sillet për ekspertizë në Tiranë pas deklaratave të familjes

Trupi i 64-vjeçarit, i cili u gjet i pajetë pas katër ditësh mungesë në një depo të vjetër në portin e Sarandës, ishte mbajtur në kushte të papërshtatshme në morgun e Sarandës, sipas familjarëve, duke nisur të dekompozohej për shkak të vonesave institucionale dhe mungesës së koordinimit mes strukturave përgjegjëse.

Shkruar nga Versus

"U qelb në morgun e Sarandës..." Trupi i rojes së

Trupi i Isa Rexhepajt mbërrin në morgun e Tiranës për autopsi pas reagimit të familjarëve dhe ndërhyrjes së autoriteteve
Pas denoncimit publik të bërë nga familjarët përmes mediave. Autoritetet kanë ndërhyrë dhe kanë mundësuar transportin e trupit të Isa Rexhepajt drejt Tiranës, ku është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.

Trupi i 64-vjeçarit, i cili u gjet i pajetë pas katër ditësh mungesë në një depo të vjetër në portin e Sarandës, ishte mbajtur në kushte të papërshtatshme në morgun e Sarandës, sipas familjarëve, duke nisur të dekompozohej për shkak të vonesave institucionale dhe mungesës së koordinimit mes strukturave përgjegjëse.

Pas presionit mediatik dhe reagimit qytetar, autoritetet kanë organizuar transportin me ambulancë drejt Tiranës, duke përmbushur një nga kërkesat kryesore të familjes: Kryerjen e autopsisë nga institucionet qendrore.

Familjarët e të ndjerit vijojnë të kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes dhe trajtimin me dinjitet të personave të ndjerë, duke apeluar për përgjegjësi dhe veprim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse.

NJOFTIMI I PROKURORISE 

Reagim i Prokurorisë Sarandë në lidhje me shtetasin I.R. i gjetur i pajetë në Limjon

Duke marrë shkas nga disa informacione të bëra publike më datë 18.07.2025, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë bën me dije se më datë 18.07.2025 shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë u njoftuan se në vendin e quajtur Limjon, në lagjen nr.4, Sarandë, në një depo të vjetër ishte gjetur kufoma e shtetasit I.R..

Nga ana e policisë gjyqësore u kryen veprimet hetimore si, kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i sendeve që ndihmojnë në zbardhjen e çështjes, u morrën deklarime të shtetasve që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe u urdhëruan ekspertimet e nevojshme, ndër to dhe ekspertimi mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Kufoma u dorëzua në morgun e spitalit Sarandë për të kryer veprimet e nevojshme për transportimin pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, me qëllim kryerjen e autopsisë dhe ekspertimit mjeko-ligjor. Veprimet e para hetimore u ndoqën nga prokurori i gatshëm.

Në vijim, jemi informuar se Spitali Sarandë ka marrë masat dhe ka transportuar po më datë 18.07.2025, pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë kufomën e shtetasit I. R.

 

Poll