Fier- Një 34 vjeçar i identifikuar si Klaus Muça është arrestuar nga forcat Operacionale pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge.
Mësohet se i riu akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal që merret me trafikun e drogës në Itali, konkretisht në Milano. Ai njihej për rolin e tij si transportues i ngarkesave të ndryshme me drogë për llogari të grupeve kriminale.
Pas arrestimit, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Itali. Versus.al







