AKTUALITET /

VIDEO/ Grushte e shkelma, momenti kur babai së bashku me dy djemtë e tij rrahin br*talisht punonjësit e policisë në Vlorë

Ngjarja ndodhi gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) për lirimin e hapësirave publike.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Grushte e shkelma, momenti kur babai së bashku me dy djemtë e
Pamje nga ngjarja dhe polici i dhunuar

Momente tensioni janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në rrethrrotullimin e Nartës, ku dy punonjës të Qarkullimit Rrugor u sulmuan fizikisht me grushta dhe shkelma nga disa shtetas gjatë një ndërhyrjeje për të parandaluar një konflikt mes tyre dhe punonjësve të INUV-it.

Ngjarja ndodhi gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) për lirimin e hapësirave publike. Gjatë ndërhyrjes, dy punonjësit u goditën fizikisht nga tre shtetas. Njëri nga efektivët përdori armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime.

Si pasojë e sulmeve, dy punonjësit u transportuan në Spitalin Rajonal Vlorë dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar tre autorët: Drisild Irfan Dalipaj, Irfan Nasho Dalipaj dhe Fabio Irfan Dalipaj, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll