Durrës- Një 24 vjeçar i identifikuar si Mariglen Ibrahimi është arrestuar nga policia pasi grabiti një shumë parash në një piceri gjatë natës.
Siç duhet në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, i riu ka thyer xhamin e picerisë dhe merr paratë e xhiros ditore të picerisë duke i futur në çantën marsup që kishte me vete.
Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë në lagjen e plazhit. Në kërkim është shpallur edhe bashkëpunëtori i Ibrahimit, 30 vjeçari i identifikuar si Edison Leonard.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al








