AKTUALITET /

VIDEO/ "Jepe dorëheqjen"/ Mësuesin e hoqën nga puna, shpërthen revolta në shkollën e Tuzit. Nxënësit duan largimin e drejtorit

Gjatë ditës së sotme, drejtori i shkollës anuloi vendimin e shkarkimit të profesorit, por të rinjtë nuk kanë hequr dorë nga protesta duke fituar admirim dhe në komunitetin shqiptar të Tuzit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "Jepe dorëheqjen"/ Mësuesin e hoqën nga puna, 

"Jepe dorëheqjen", thirrja prej 103 ditësh në bulevardin e madh në Tiranë, tani po dëgjohet dhe në Tuz të Malit të Zi, ku prej disa ditësh, nxënësit e Shkollës së Mesme “25 Maji” po protestojnë kundër vendimit të drejtorisë për largimin e profesorit të historisë, Mark Juncaj.

Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e drejtorit Sehad Lulanaj nga shkollë pasi e quajnë vendimarrje të padrejtë. 

Protesta e nxënësve është shoqëruar me mesazhe mbështetjeje nga komuniteti, ku është vlerësuar qëndrimi i tyre dhe vendosmëria për të kërkuar të drejtat që ata konsiderojnë se u janë cenuar.

Gjatë ditës së sotme, drejtori i shkollës anuloi vendimin e shkarkimit të profesorit, por të rinjtë nuk kanë hequr dorë nga protesta duke fituar admirim dhe në komunitetin shqiptar të Tuzit.

“Duhet të jemi krenarë me këta nxënës, të cilët po tregojnë guxim, qytetari dhe përgjegjësi për të kërkuar të drejtat e tyre. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe kërkesat e tyre duhet të trajtohen me seriozitet dhe transparencë”, thuhet në reagimin në mbështetje të tyre.

Nxënësit kanë kërkuar gjithashtu respektimin e rregullave dhe të drejtave të tyre, duke e konsideruar protestën si një mënyrë për të shprehur qëndrimin e tyre përballë situatës së krijuar.

“Një shoqëri përparon atëherë kur të rinjtë nuk heshtin përballë padrejtësive”, thuhet më tej.

 

 

Poll