
Makina në të cilën ndodhej Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë, dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani gjatë atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mercedes-i me targa AB 099UO” është marr me karrotrec nga policia dhe pritet ti nënshtrohet ekspertizës së bashku me mjetin e djegur të autorëve të krimit me shpresën për të zbuluar ndonjë provë që mund të çoj në zbulimin e autorëve të krimit.
Makina tip Toyota, e autorëve të krimit u gjet e djegur në një fshat të Krujës së bashku me tre kallashnikovë, dhe një pistoletë.
Makina ku ndodhej Gilmando Dani si pasagjer, u qëllua me breshëri kallashnikovi, më pas një prej atentatorëve zbriti prej makinës, dhe qëlloi nga afër me pistoletë duke u siguruar se e kishte vrarë.

