
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga, në afërsi të fshatit Novoselë, duke lënë të plagosur të paktën 5 persona.
Të rinjtë janë transportuar për në spital, ku po marrin ndihmën e parë.
Ndihma e parë nga uniformat blu u ka shpëtuar dhe jetën, pasi mbetën të bllokuar në mjet.
Mjeti pasi është përplasur me barrierat mbrojtëse ka përfunduar në kanal, i dëmtuar nga përplasja.
Aktualisht, 5 personat që ishin në makinë njoftohet nga bluzat e bardha se paraqiten jashtë rrezikut për jetën.
Ata kanë fraktura të ndryshme në pjesë të ndryshme të trupit.
Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet dhe zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.
Efektivët, të mbështetur edhe nga persona të tjerë, bënë të mundur hapjen e dyerve dhe dhënien e ndihmës së parë për të dëmtuarit që ndodheshin brenda.
Ambulanca dhe grupi i mjekëve paramedikë dhanë ndihmën e parë, teksa me barela fillimisht u transportuan në mjetin e urgjencës dhe u dërguan drejt spitalit rajonal, ku po marrin edhe ndihmën e parë.
Në foto janë pamjet pas aksidentit, mjeti jashtë rruge, të rinjtë e bllokuar brenda dhe transporti në spital për mjekim.
