
Pasditen e sotme, një makinë është përfshirë nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje në zonën e Saukut në kryeqytet.
Siç shihet nga pamjet forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, por makina pothuajse është shkrumbuar.
Policia ende nuk ka dhënë informacion rreth ngjarjes, nëse ka persona të lënduar./Versus.al

