AKTUALITET /

VIDEO/ Me automatik me vete, i riu në gjendje të dehur largohet me vrap prej policisë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Me automatik me vete, i riu në gjendje të dehur largohet me

Në gjendje të dehur dhe me automatik me vete, Pashk Marku, 38 vjeç është vënë në pranga, pasi ka kundërshtuar arrestimin.

Ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës, ndërsa ende nuk dihet se pse e kishte automatikun me vete i arrestuari.

Vau i Dejës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, po kryhen në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Lëvizte me armë zjarri, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit automatik, automjeti dhe 1 celular. 

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që mbajnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin P. M., 38 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

38-vjeçari, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet. Ai është kapur dhe ndaluar menjëherë dhe me vete i është gjetur 1 armë zjarri automatik të cilën e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Poll