AKTUALITET /

VIDEO/ Ndërtimet pa leje në bregdet, IKMT aksion në një objekt në Karaburun

Sipas burimeve në terren, shembja e objektit pritet të kryhet gjatë ditës së nesërme, me mjetet e IKMT-së.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ndërtimet pa leje në bregdet, IKMT aksion në një

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një aksion gjatë ditës së sotme në zonën e Shën Janit, në Karaburun.

Gjatë kontrolleve në terren, inspektorët kanë konstatuar një objekt të ndërtuar pa leje dhe i kanë dorëzuar pronarit njoftimin zyrtar për prishjen e tij.

Aksioni bëhet në kuadër të kontrolleve për evidentimin dhe largimin e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe bregdetare, me qëllim zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit./Versus.al

Poll