Pamjet e ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e të hënës (19 gusht) në Velipojë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga pronarët e një hoteli mbetën të vrarë dy të rinj, Arsid Hoxha 22-vjeç dhe Ersild Ishmi 33-vjeç, janë publikuar.
Autorët Gëzim dhe Edmir Frroku, njëkohësisht edhe vëllezër, qëlluan për vdekje të rinjtë pas një konflikti, që zanafillën e ka prej qershorit të këtij viti.
Ngjarja e rëndë që u mori jetën dy kunetërve tronditi mbarë vendin.
Euronews Albania ka publikuar pamje nga momenti i vrasjes, ku shihet se si fillim ka patur përleshje fizike mes palëve dhe më pas situata ka agravuar në të shtëna me armë.
Dy autorët e krimit të rëndë janë ende të kërkim nga policia, ndërkohë që janë arrestuar ditën e djeshme dy punonjësit e hotelit ‘Holiday’, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në krim.
/ Versus.al







