
Zjarri në Daias të Tiranës ka marrë përmasa shqetësuese, duke vënë në rrezik edhe forcat zjarrfikëse që po përballen me flakët në terren.
Në pamje duket momenti kur flakët zgjerojnë papritur perimetrin dhe ndryshojnë drejtim, të favorizuara nga era e fortë.
Situata bëhet edhe më e rrezikshme për shkak të intensitetit të flakëve, të cilat u afruan pranë dy automjeteve të zjarrfikësve të stacionuara në zonë.
Në pamje dëgjohet një prej zjarrfikësve që paralajmëron kolegun e tij: “O Sokol, hipi makinës dhe ik o Sokol”, duke i kërkuar të largohet për shkak të rrezikut që paraqiste përhapja e menjëhershme e zjarrit.
Forcat zjarrfikëse vijojnë betejën me flakët, ndërsa era e fortë po e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen dhe po favorizon përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të reja./Versus.al

