AKTUALITET /

VIDEO/ Për herë të katërt brenda sezonit, digjet fusha e mbetjeve në Vlorë! Ndotje e madhe në qytet

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Për herë të katërt brenda sezonit, digjet fusha e

Vendi i grumbullimit të mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët mbrëmjen e djeshme. Kjo është e katërta herë brenda këtij sezoni që ky vendgrumbullim digjet nga flakët duke shkaktuar dëm të madh mjedisor.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa shtëllungat e tymit kanë mbuluar të gjithë zonën përreth. Edhe pse në kulmin e sezonit turistik, ende nuk janë marrë masa që një gjë e tillë të mos përsëritet duke sjellë ndikim negativ me pasoja në turizëm dhe shëndet.



Më herët kryebashkiaku Ermal Dredha ka pretenduar se zjarret kanë qenë të qëllimshme dhe se do të mbahet përgjegjësi, por deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar. Versus.al

Poll