
Këshilli Bashkiak i Selenicës ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, ku në fokus ka qenë kundërshtimi i projektit për bashkimin e Bashkisë Selenicë me Bashkinë Vlorë.
Gjatë mbledhjes, kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj projektit, duke kërkuar që Selenica të vijojë të funksionojë si njësi e pavarur vendore.
Bellaj argumentoi se bashkimi me Vlorën do të dëmtonte përfaqësimin e banorëve dhe do të ndikonte në zhvillimin e zonës. Sipas tij, Selenica ka një identitet, territor dhe nevoja specifike, të cilat kërkojnë një administrim të veçantë.
Kryebashkiaku ka deklaruar se do të vijojë të kundërshtojë projektin dhe të mbrojë interesat e banorëve të Selenicës.
Ndërkohë, Këshilli Bashkiak pritet të vijojë diskutimet dhe qëndrimin institucional lidhur me projektin e riorganizimit të njësive vendore./Versus.al

