AKTUALITET /

VIDEO/ Shembet ndërtimi pa leje në Karaburun, vihet në pranga njëri prej ndërtuesve dhe shpallet në kërkim ortaku i tij

Gjatë operacionit u arrestua njëri prej ndërtuesve, S. D., ndërsa ortaku i tij, O. Sh., është shpallur në kërkim.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Shembet ndërtimi pa leje në Karaburun, vihet në pranga

Një “beach bar” i ndërtuar pa leje në zonën e Karaburunit është prishur gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe IKMT-së.

Në aksion morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, dhe Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qendro.

Sipas Policisë, objekti prej druri po ndërtohej nga shtetasit O. Sh. dhe S. D., të cilët ishin proceduar më herët penalisht dhe kishin tejkaluar afatin e përcaktuar për prishjen vullnetare të objektit.

Gjatë operacionit u arrestua njëri prej ndërtuesve, S. D., ndërsa ortaku i tij, O. Sh., është shpallur në kërkim.

Policia dhe IKMT kanë përcjellë paralajmërimin se çdo ndërtim pa leje do të përballet me masat e parashikuara nga ligji.

Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vijon hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që dyshohet se kanë lejuar apo kanë dhënë leje në kundërshtim me ligjin./Versus.al

 

 

 

 

 

Poll