Fier- Një 48 vjeçar me precedentë të theksuar kriminalë, i identifikuar si Gentian Kane është arrestuar nga policia në lagjen “Çlirimi” të Lushnjës pasi u kap në tentativë për të vjedhur një automjet tip “BMw”.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë së një objekti aty pranë. Ka qenë pronari i mjetit ai që ka konstatuar tentativën për t’i vjedhur makinën dhe menjëherë është arrestuar autori.
Policia i ka sekuestruar 48 vjeçarit edhe mjetet që kishte me vete për t’i përdorur për ndërhyrjen në centralinë. Versus.al







