AKTUALITET /

Vidhet me dhunë biznesi tek “Kthesa e Kamzës”, një autor në pranga - VIDEO

Goditet një grup me precedent kriminal – shitësi u dhunua dhe iu grabitën 100 mijë lekë të rinj, dy autorë ende në kërkim

Shkruar nga Versus

Vidhet me dhunë biznesi tek “Kthesa e Kamzës”, një  
Komisariati i Policisë Nr. 6 ka finalizuar operacionin policor të koduar “Reaction”, duke zbardhur një rast vjedhjeje me dhunë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e njohur si “Kthesa e Kamzës”.

Sipas Policisë, tre shtetas, duke vepruar në bashkëpunim, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shitësit të një biznesi (tabachino), duke i grabitur një shumë prej 100 000 lekësh të rinj. Pas njoftimit të marrë, strukturat e Hetimit të Krimeve organizuan menjëherë veprime intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i hetimeve të shpejta, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit M. A., 33 vjeç, i cili gjatë momentit të kapjes, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, E. H., 35 vjeç dhe G. L., 34 vjeç.

Policia bën me dije se të tre autorët janë persona me precedent të theksuar kriminal, kryesisht në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ata e kanë dhunuar fizikisht shitësin për t’i marrë shumën e parave.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Policia po punon intensivisht për kapjen e dy autorëve të shpallur në kërkim.

Poll