AKTUALITET /

Vlorë /Arrestohet lushnjari që transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë

Policia Kufitare godet një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit; automjeti dhe emigranti i sekuestruar, hetimet në vijim.

Shkruar nga Versus

Vlorë /Arrestohet lushnjari që transportonte emigrantë të

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, finalizuan një operacion kundër trafikut të emigrantëve të paligjshëm, duke arrestuar një 29-vjeçar që transportonte një shtetas të huaj drejt kufirit me Greqinë.

Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur “Sorone”, Xarë, ku policia konstatoi një automjet që transportonte një emigrant nga Pakistani, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Drejtuesi i automjetit, A. K., 29 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, u prangos në flagrancë. Automjeti u sekuestrua si provë materiale, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Poll