AKTUALITET /

Vlorë, helika e skafit i pret këmbën, 17-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital. Policia jep detaje nga aksidenti

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa i plagosuri është nxjerrë nga uji dhe është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkruar nga Versus

Vlorë, helika e skafit i pret këmbën, 17-vjeçari

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga një mjet lundrues.

Sipas informacioneve paraprake, i lënduari është identifikuar si Santiago Çerçizi, i cili ka pësuar dëmtime të rënda në kyçin e këmbës pasi është goditur nga helika e skafit.

Çerçizi është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në det, ku mbeti i plagosur një 17-vjeçar.

Pas raportimeve të para për ngjarjen, autoritetet kanë dhënë detaje paraprake, duke bërë me dije se i mituri u dëmtua pasi dyshohet se rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit të një mjeti lundrues gjatë lundrimit nga Karaburuni drejt molit të Vlorës.

Njgarja ndodhi rreth orës 16:50, ku një mjet lundrues, me drejtues shtetasin E. I., 32 vjeç, ka qenë duke lundruar nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë.

Gjatë lundrimit, njëri prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit lundrues, si pasojë e së cilës ka pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan policia./Versus.al

Poll