AKTUALITET /

Vr*sja me armë zjarri në Selenicë, identifikohet viktima! 36 vjeçari kushëri me një prej pjesëtarëve të Masakrës së Çoles!

Aliaj ishte djali i xhaxhait të Bertil Aliajt, person i përfshirë në ngjarjen e njohur si “Masakra e Coles” në vitin 2015, ku pas një sherri në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ndërsa policia arrestoi disa persona lidhur me atë ngjarje.

Shkruar nga Versus

Vr*sja me armë zjarri në Selenicë, identifikohet viktima! 36

Është identifikuar personi i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të bashkisë së Selenicës, Vlorë.

Burime për mediat bëjnë dije se personi i ekzekutuar është shtetasi Dalan Gjolek Alliaj.

Aliaj ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm për vizitë dhe ende nuk dihet se kush e ka qëlluar. 

Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, me mjekët që konfirmuan vdekjen pak minuta pas mbërritjes.

Aliaj ishte djali i xhaxhait të Bertil Aliajt, person i përfshirë në ngjarjen e njohur si “Masakra e Coles” në vitin 2015, ku pas një sherri në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ndërsa policia arrestoi disa persona lidhur me atë ngjarje.

Ndërsa sipas njofimit paraprak të bluve, 36-vjeçari Dalan Aliaj ishte gjetur i pajetë nga familjarët e tij dhe i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Njoftimi paraprak i policisë

Hetimet vijojnë, ndërsa tensioni në zonë mbetet i lartë.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./Versus.al

 

Poll