AKTUALITET /

Zhduket 13-vjeçarja nga Gramshi, familja apel për ndihmë

Shkruar nga Versus
Zhduket 13-vjeçarja nga Gramshi, familja apel për ndihmë
13-vjeçarja e humbur, Amelia Mesiti

Familja Mesiti nga Gramshi ka ngritur alarmin për zhdukjen e vajzës së tyre 13-vjeçare, Amelia Mesiti, për të cilën nuk kanë asnjë informacion që prej datës 2 qershor.

Sipas familjarëve, e mitura është larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më, ndërsa çdo përpjekje për ta gjetur ka rezultuar pa sukses. Rrethanat e largimit të saj mbeten ende të paqarta.

Rasti është denoncuar në Komisariatin e Policisë Gramsh, ndërsa familja u bën thirrje qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e Amelias të kontaktojnë në numrin e telefonit +355 69 308 4275./Versus.al

Poll