AKTUALITET /

Zhdukja e “korrierit” të kriptomonedhave/ Kamera me njolla gjaku dhe e shqyer, dalin pamjet nga lokali i "Mand dhelprës"

Ngjitur me lokalin është kjo derë, e cila të çon në katin e dytë, me vetratë të rrethuar xhami, ku gjenden edhe biznese të tjera.

Shkruar nga Versus

Zhdukja e “korrierit” të kriptomonedhave/ Kamera me njolla

Vijojnë kërkimet për Eglant Koçi, 34 vjeç, i cili rezulton i humbur prej disa ditësh, ndërsa autoritetet po verifikojnë rrethanat e fundit para zhdukjes së tij.

Sipas të dhënave, Koçi frekuentonte shpesh një lokal ku dyshohet se kishte lidhje shoqërore me Armand Shakaj, 41 vjeç, i cili prej ditësh nuk ndodhet në ambientet e tij të zakonshme dhe është larguar nga zona.

Në pamjet e siguruara nga VoxNews, lokali paraqitet i mbyllur, me derën e kyçur dhe sende të mbetura mbi tavolina, përfshirë shishe uji dhe objekte të tjera të palëvizura. Pranë tij ndodhet një hyrje që të çon në katin e dytë të një objekti ku ushtrojnë aktivitet biznese të tjera.

Zhdukja e “korrierit” të kriptomonedhave/ Kamera me njolla

Po ashtu, vihet re një derë e ndryshme nga të tjerat në zonë, e cila sipas raportimeve është e blinduar dhe e përforcuar me struktura metalike të salduara, detaj që ka tërhequr vëmendjen në hetim.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të zhdukjes dhe për identifikimin e çdo elementi që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.Versus.al

 

Poll