MAGAZINË /

Kënga fituese e Festivalit e kopjuar? Këngëtari Alis Kallaci thyen heshtjen

Shkruar nga Versus
Kënga fituese e Festivalit e kopjuar? Këngëtari Alis Kallaci
Alis Kallaci


Pas triumfit në Festivalin e Këngës me këngën “Nân”, Alis Kallaci është përballur me komente dhe akuza në rrjetet sociale, ku pretendohej se materiali muzikor nuk ishte origjinal.

I ftuar në emisionin “Dita Jonë”, këngëtari i hodhi poshtë me vendosmëri këto zëra, duke i cilësuar si të pavërteta dhe pa asnjë bazë reale.

Alis u shpreh se nuk ka parë të arsyeshme të reagojë apo të përfshihet në debate, pasi sipas tij, krahasimet nuk qëndrojnë.

“Këngët janë nata me ditën. Nuk ka asnjë lidhje apo frymëzim mes tyre, ndaj çdo replikë ishte e panevojshme”, tha ai.

Sipas këngëtarit, mbështetja e madhe nga publiku dhe reagimi pozitiv ndaj “Nân” kanë qenë përgjigjja më e fortë ndaj çdo akuze.

Ai shtoi se aludimet për kopjim mund të kenë qenë pjesë e një sulmi të qëllimshëm apo një “antifushate”, por ka zgjedhur të mos fokusohet te kjo anë.

“Nuk jam marrë me kush dhe pse e nisi. Kam zgjedhur të përqendrohem te performanca, përgatitja vokale dhe rrugëtimi i këngës”, u shpreh Alis, duke theksuar se energjinë e tij e investon vetëm aty ku ka vlerë artistike.

Në fund, këngëtari falënderoi publikun për mbështetjen dhe theksoi se “Nân” meriton të përfaqësohet denjësisht edhe në Eurovision, duke e konsideruar këtë si një moment krenarie dhe përgjegjësi të madhe për karrierën e tij.

Poll